Reperja e njohur Loredana Zefi, një vit më parë pësoi një humbje të madhë në jetën e saj.
Ajo humbi babain vitin e kaluar.
Së fundmi Loredana ka realizuar një tatuazh të ri, dhe duket se ky tatuazh i kushtohet heroit të saj, babait.
Me anë të një fotoje që vetë Loredana ka postuar në llogarinë e saj në Instagram, duket tatuazhi në zonën e qafës së reperes, dy krahë ëngjëlli dhe data 27 Mars, e cila akoma nuk dihet çfarë simbolizon për reperen.
“Vajza e babait,”- shkroi Loredana Zefi, teksa ndau me ndjekësit një foto të tatuazhit.
Babai i saj u nda nga jeta më 30 Maj të vitit të kaluar.