Aksion i Inspektoratit në kryeqytet, lirohen hapësirat publike afër Pallatit të Rinisë

Prishtinë | 17 Maj 2024 | 16:44 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Inspektorati i Kryeqytetit sot gjatë ditës ka zhvilluar një aksion për lirimin e hapësirave publike që ishin uzurpuar dhe po shfrytëzoheshin si pjesë e lokaleve afër Pallatit të Rinisë.

Ekonomia Online ishte në vendin e ngjarjes derisa inspeksioni ishte në aksion për lirimin e hapësirave që po shfrytëzoheshin ilegalisht nga lokalet, kryesisht terraca.

Për këtë aksion ka njoftuar edhe kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, në një postim në Facebook i cili ka treguar për aksionin e Inspektoratit të Kryeqytetit, i cili po vazhdon me lirimin e hapësirave publike që janë zënë dhe po shfrytëzohen si pjesë të lokaleve.

“Nuk lejohet uzurpimi i pronës publike!”, ka shkruar Rama.

Të ngjashme