Në rrugën “Tahir Zajmi” në Prishtinë është raportuar se ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Ekonomia Online, se si pasojë e përleshjes fizike një person ka marrë lëndime trupore.
“Sot rreth orës 13:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Tahir Zajmi në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri, Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po merren me rastin. Si pasojë e përleshjes fizike në mes të disa personave, një person ka marrë lëndime trupore”-tha Ahmeti.