Një person kishte plagosur vetën e tij në të dy këmbët, derisa ishte duke e pastruar armën e tij të gjuetisë, në Vushtrri, raporton Ekonomia Online.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhet se rasti ka ndodhur dje, dhe viktimës i është ofruar ndihma mjekësore dhe tani është jashtë rrezikut për jetë.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një armë gjuetie, ku dyshohet se i dyshuari nuk posedonte leje.
“Të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet se nga pakujdesia (aksidentalisht) i ka shkrepur arma e gjuetisë te cilën ishte duke e pastruar dhe si pasoj i dyshuari ka plagosur veten në dy këmbët. Te njëjtit i është ofruar ndihma mjekësorë dhe është jashtë rrezikut per jetë. Në vendin e ngjarjes njësitë përkatëse policore kane gjete dhe konfiskuar një arme gjuetie, per te cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.