Huddersfield – Arsenal, Topçinjtë duan fitore në ndeshjen e fundit të Wengerit

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 15:13 | Nga

Huddersfield Town dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit në Ligën Premier, ku tre futbollistë shqiptarë janë titullar.

Topçinjtë janë mysafirë të Huddersfieldit në ndeshjen e vlefshme për javën e 38-të të kampionatit anglez, ndeshja që zhvillohet nga ora 16:00.

Skuadra e Arsene Wengerit vjen nga një formë e përzier me humbje dhe fitore, por dëshirojnë tri pikët për ndeshjen e fundit të francezit në krye të skuadrës.

Në anën tjetër, Huddersfieldi e ka siguruar mbijetesën dhe do të luaj pa presionin e pikëve këtë ndeshje.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur t’i bëjnë disa ndryshime në formacion, për t’iu dhënë hapësirë lojtarëve që kanë luajtur më pak.

Huddersfield:

Arsenal: Ospina; Bellerin, Mustafi, Holding, Kolasinac; Xhaka, Ramsey; Iwobi, Mkhitaryan, Aubameyang; Lacazette.

Të ngjashme