Padia e aktores Ashley Judd per ngacmim seksual kundër producentit të Hollywood, Harvey Weinsten, është hedhur poshtë nga një gjykatë në Los Angeles.
Gjykatësi Philip Gutierrez mori vendim ditën e mërkurë se pretendimet e Judd nuk bien brenda fushëveprimit të statutit sipas të cilit ajo kishte paditur.
Megjithatë akuzat për dëmtim, ku Judd pretendon se Weinstein ka sabotuar karrierën e saj, do të procedohen ka bërë të ditur gjykatësi.
Weinstein vazhdimisht ka mohuar të gjitha akuzat për ngacmime seksuale.