“Hulku i Kosovës” po e synon një rekord të ri botëror në peshat e rënda.
Vushtrriasi, Bujar Muli, do të tentojë mbajtjen e helikopterit në krahë.
Muli tha se për momentin këtë rekord e mban një austriak.
“Në qoftë se arrijë të gjej sponsor për të sjellë helikopterin, atëherë edhe ky rekord ka me mbetë në Kosovë inshalla”, ka shkruar Muli në Facebook.
Bujar Muli, është i njohur për bartjen e peshave të rënda.
Së fundmi ai ka hyrë edhe në librin e rekordeve Guiness, pasi që me trupin e tij barti një ngarkesë prej më shumë se 1 mijë e 500 kilogramësh.