Qendra për Kurajo Politike (CPC) ka organizuar tryezë lidhur me integritetin akademik në arsimin e lartë në Kosovë, me theks të veçantë në Universitetin e Prishtinës, raporton EkonomiaOnline.
Në këtë takim u tha se Universitetit të Prishtinës i mungon integriteti sa i përket vlerësimeve, avancimeve dhe në përgjithësi funksionimet e tij.
Adem Beha nga organizata “Centre of Political Coura”, tha se në këtë raport hulumtues kanë evidentuar shumë mangësi dhe probleme me të cilat po ballafaqohet UP-ja.
“Problemet ne UP deri me tani janë trajtuar vetëm në nivel të simptomave dhe jo në nivel të shkaqeve dhe pasojave. Dhe për këtë kemi nxjerr disa rekomandime si hartimi i statutit të ri dhe rishikimi i kodit të etikes dhe rregulloren për masa dhe procedura disiplinore”.
“Unë se kam ndërmend të bëj denoncime kështu shabllon për persona konkret ne universitet te Prishtinës për shkak se krijon një përshtypje mashtruese, po ashtu një përshtypje reale se një pjese e profesorëve janë të përfshirë. UP-ja prej themelimit e këndej është në rritjen e vetëdijes kombëtare. Pra UP duhet me marre rolin që i takon. Misionin që e ka të shkruar edhe në statut edhe në tjerat sa i përket integriteti akademik është me rëndësi me e thënë se fjalori i gjuhës shqipe në asnjë variant nuk e jep fjalën integritet”, tha ai.
Profesori nga Universiteti i Prishtinës, Arben Hajrullahu hapi debatin mbi integritetin akademik në Universitetin e Prishtinës.
Tha se politika po i bën dëme të mëdha arsimit të lartë.
“Çështja e cilësisë, integritetit ka dy mundësi se si me pa këtë aktivitet. Kjo vetëm po kritikohet nuk po cilësohet. Politika shpesh ka bërë dëme, por nëse ju ofron autonominë UP-së atëherë është pozitive”, tha Arben Hajrullahu.
Në këtë tryezë po ashtu u tha se qëllimi parësor i tryezës është prezantimi i publikimit “Dialog mes te shurdhërve” – mbi integritetin akademik në Universitetin e Prishtinës.
Në hulumtim u evidentuan një varg problemesh që lidhen me ndershmërinë akademike, plagjiaturën, avancimet dhe çështje të tjera përkitazi me etikën dhe integritetin në UP e përtej.
Në hulumtim po ashtu u radhiten një sërë rekomandimesh për hisedarët e arsimit të lartë në Kosovë.
Në bazë të diskutimeve në tryezë, CPC më pas do të hartojë një dokument avokues ku gjetjet kryesore të hulumtimit do të gërshetohen me diskutimet e zhvilluara në këtë tryezë.
