Hulumtimi i ri tregon se gërhitja nuk ndërlidhet me gjumin e keq

Prishtinë | 07 Mar 2023 | 20:41 | Nga Ekonomia Online

Shumë njerëz sot kanë probleme me gërhitje. Dihet fakti se gërhitja e vazhdueshme është e bezdisshme dhe irrituese, jo vetëm për personin që e ka këtë problem, por edhe për njerëzit në mjedisin e tij.

Edhe pse ekziston teoria që gërhitja shoqërohet me gjumë të keq, hulumtimet e reja kanë treguar se kjo nuk është e vërtetë.

Shkencëtarët e kanë studiuar gërhitjen dhe kanë matur me mikrofon sesa zhurmshëm dikush gërhet. Ata arritën në përfundimin se gërhitja nuk lidhet me mënyrën e fjetjes, dhe as me lodhjen e ditës vijuese.

Pjesëmarrësit e kishin në vete një mikrofon të vogël i cili regjistroi se sa shpesh gërhisnin, ndërsa të nesërmen duhej të vlerësonin e sa mirë kishin fjetur. Rezultatet treguan se ata që gërhisnin më shumë nuk ishin më të lodhur se pjesëmarrësit e tjerë, shkruan “Koha Ditore”. Përveç kësaj, gërhitja nuk ndikoi në kohën e gjumit ose sa herë u zgjuan gjatë natës.

Në hulumtim morën pjesë 235 persona të cilëve u ishte matur gërhitja, ndërsa 74 pjesëmarrës u ndanë në tri grupe, ata që gërhitnin pak, mesatarisht dhe shumë. Një ditë më pas, ata u pyetën se si kishin fjetur dhe sa ndiheshin të lodhur. Është interesante se nuk u gjet asnjë lidhje midis intensitetit të gërhitjes dhe kohës së kaluar në gjumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme