“Human Care” shtrin aktivitetin edhe në Drenas

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 13:11 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesit e organizatës ‘Human Care’ Agim Qehaja dhe Shpëtim Potera u pritën në takim nga Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci.

Drejtori Agim Qehaja e njoftojë Kryetarin Lladrovci mbi aktivitetet e organizatës ‘Human Care’ veqanërisht mbi implementimin e projekteve në teren në fushën e edukimit shëndetësor dhe kontrollave shëndetësore.

Kryetari Lladrovci mirëpriti implementimin e projektit “Mjeku në shtëpi” në Komunën e Drenasit, dhe gatishmërinë e ‘Human Care’ që stafi shëndetësor nga Drenasi të mbajnë praktikë në kuadër të poliklinikës së ‘Human Care’ në Prishtinë.

Të ngjashme