Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në rrugën Komoran – Carralevë.
Lajmin e ka konfirmuar për Ekonomia Online zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se ngasësi i një automjeti, ka humbur kontrollin dhe ka goditur disa vetura të parkuara.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Komoran -Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit ka humbur jetën. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, njofton PK.