Humb jetën 65-vjeçari në Himarë pasi i shpërthen në dorë lënda artizanale teksa po peshkonte

Prishtinë | 30 Kor 2026 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në zonën e Porto Palermos, në Himarë.

Një 65-vjeçar dyshohet se ka pësuar shpërthimin e një lënde artizanale plasëse në dorë, teksa po peshkonte nëpërmjet shpërthimit.

Si pasojë e shpërthimit, ai ka marrë dëmtime të rënda në trup dhe gjymtyrë.

65-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./TCh/

Të ngjashme