Humb Reims, por Zeneli dhe Berisha shkëlqejnë – Celina titullar në humbjen e Dijon

Prishtinë | 20 Sht 2020 | 17:13 | Nga Ekonomia Online

Valon Berisha dhe Arbër Zeneli e kanë nisur si titullar sfidën kundër Metsz, të cilën Reims e humbi 2-1.

Pavarësisht kësaj humbjeje, nuk mund të anashkalohet paraqitja super e mirë e Berishës dhe Zenelit, sidomos e këtij të fundit – që sipas analistëve në Francë, ishte më e mira e ndeshjeve të fundit me komentet se do të bëjë edhe më mirë kur të kapë formën gjatë sezonit.

Pas Chavalerin dhe Dia, Zeneli dhe Berisha morën notat më të mira, por fatkeqësisht ekipi i tyre humbi.

Zeneli u zëvendësua në minutën e 68’ kur rezultati ishte 1-1, derisa Berisha u largua nga loja në minutën e 90’.

Një tjetër futbollist i Kombëtares së Kosovës debutoi si titullar në Francë.

Bersant Celian startoi për Dijon, skuadra e të cilit në fund u mposhtë 1-0.

Të ngjashme