Një 27-vjeçar nga komuna e Kamenicës është gjetur pa shenja jete në fshatin Breznicë.
I njëjti është raportuar si person i zhdukur nga data 17 korrik 2019.
“Më 19 korrik 2019, dyshohet se një person, i moshës 27-vjeçare, nga komuna e Kamenicës, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në një trafo elektrike, në fshatin Breznicë, ka humbur jetën”.
“I njëjti është raportuar si person i zhdukur nga data 17 korrik 2019. Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në IML, në Prishtinë”.