Humb jetën 27-vjeçari pas kontaktit me rrymë

Prishtinë | 20 Kor 2019 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Një 27-vjeçar nga komuna e Kamenicës është gjetur pa shenja jete në fshatin Breznicë.

I njëjti është raportuar si person i zhdukur nga data 17 korrik 2019.

“Më 19 korrik 2019, dyshohet se një person, i moshës 27-vjeçare, nga komuna e Kamenicës, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në një trafo elektrike, në fshatin Breznicë, ka humbur jetën”.

“I njëjti është raportuar si person i zhdukur nga data 17 korrik 2019. Ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në IML, në Prishtinë”.

Të ngjashme