Bekim Palushi nga komuna e Ferizajt, ka humbur jetën sot si pasojë e koronavirusit.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, i cili po ashtu vjen nga i njëjti qytet.
Bytyçi përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, e ka përshkruar të ndjerin si një njeri të mirë, të drejtë dhe djalë shembullore dhe ka thënë se koronavirusi ia mori jetën Palushit në moshën më të mirë.
Ai njëherit u ka shprehur ngushëllime familjes Palushi dhe miqve të të ndjerit.
Ky është njoftimi i plotë:
A e dini se si duket nje njeri i mire edhe i drejte?
I tille ka qene Bekimi, nje djale shembullor, i sjellshum dhe i drejte.
Sic duket edhe Zoti eshte pajtuar qe ta marr me te mirin nga ne. I sjellshem, me edukate, gjithmone. I buzeqeshur. Ka nje dekade qe e kam njohur Bekimin, e ne kete moment te trisht per te gjithe ne nuk po me kujtohet as edhe nje veprim, fjale apo sjellje e keqe e tij. Edhe jo se na la Bekimi, por me te vertete ka qene i tille.
Miq, vllazen dhe Ferizajas, sot e humbem Bekim Palushim ne luften kunder pandemise, ne moshen me te mire, duke na trishtuar te gjithe ne qe e dashtem.
Te Zotit jemi, e te ai do te kthehemi. Lutemi qe faqebardh si Bekimi.
Ngushellime bashkeshortes, Selimit (vellaut), dhe gjithe familjes Palushi me miqt, per vdekjen e Bekimit.
*Bekim do te me mungojne shakat e tua ne dere te xhamise. Vella faleminderit, e dhasht Zoti qe prap te takohemi ne deren me te rendesishme, edhe at para Zotit!