Humbi këmbën në aksident, bën fotosesion tërheqës

Prishtinë | 28 Kor 2016 | 16:46 | Nga

Vicky Balch ishte përfshirë në një aksident fatal në qershorin e vitin 2015 në një park lojërash elektrike, kur njëra nga lojërat ishte prishur duke lënduar të gjithë që kishin hipur në të.

Mes tyre ka qenë edhe 21 vjeçja nga Anglia e cila kishte ngelur pa këmbën e djathë.

Por Balch tani ka treguar se nuk ndihet keq për atë që i ka ndodhur dhe ka mësuar ta pranojë si një përvojë të jetës së saj.

Për ta dëshmuar që ndihet rehat edhe me proteza në këmbë, ajo ka realizuar një foto-sesion shumë sensual i cili i qet në pah bukurinë e saj.

Por këto fotografi nuk janë mirëpritur edhe aq nga komentues të shumtë të cilët e kana akuzuar 21 vjeçen se po e shfrytëzon trupin e saj për të marrë famë.

E në anën tjetër Vicky me shumë qetësi, e ftuar në një emision në Angli ka thënë se janë pikërisht mediat ato që i kërkojnë asaj të flasë rreth historisë së saj.

“Është për tu qeshur se si të tjerët mendojnë se un po i shfrytëzoj mediat për të marrë vëmendje, kur janë pikërisht televizionet ato që më kërkojnë të realizon fotografi të tilla”, ka shkruar në Twitter.

Vicky tani po shikohet edhe si frymëzim për shumë njerëz të tjerë për shkak të guximit të saj të dalë në publik pa frikë na paragjykimet.

 
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme