Një ngjarje tragjike është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne, në Mat.
Tv Klan raporton se një 37-vjeçar me iniciale A.Z., duke drejtuar një mjet lundrues në liqenin e Ulzës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka rënë në ujë.
Më pas, në tentativë për të kapur sërish mjetin lundrues, dyshohet se është mbytur.
Janë njoftuar polumbarët e RENEA-s, për gjetjen e 37-vjeçarit, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, së bashku me grupin hetimor, ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.