Nuk ishte i mirëqenë rezultati ende paraprak i zgjedhjeve në Armeni. Armenia, edhe pse zyrtarisht firmosi një marrëveshje në nëntorin e kaluar, praktikisht humbi në mënyrë të dukshme luftën disa javore me Azerbajxhanin për kontrollin e provincës së Nagorno-Karabak.
Mijëra protestues manifestuan ditët pas marrëveshjesh në rrugët e kryeqytetit Jerevan, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Nikol Pashinyan.
Për këtë arsye, vetë Pashinyan vendosi zgjedhje të parakohshme, si test ndaj popullaritetit të tij të rrezikuar nga turpërimi ushtarak.
Por sipas të dhënave paraprake, partia e tij Kontrata Civile ka dominuar zgjedhjet me 58% të votave, ndërkohë që rivali i tij, ish presidenti Robert Kocharyan, nuk ka kaluar 21% të votave.
Ndërkohë që kryeministri Pashinyan shihet si një reformist që ka premtuar luftë ndaj korrupsionit dhe një forcim të marrëdhënieve me vendet perëndimore, ish-presidenti Kocharya, që ka drejtuar vendin nga viti 1998 deri në 2008, njihet si mik i mirë i liderit rus Vladimir Putin.