Humbin dy persona në Brezovicë, nisin kërkimet

| 12 Jan 2020 | 20:35 | Nga

Dy persona kanë humbur në malet e Brezovicës.

Mësohet se ata ishin pjesë e një grupi që kishin shkuar së bashku për “Hiking”, por që janë ndarë dhe nuk dihet ende vendndodhja e tyre.

Policia, FSK-ja dhe Zjarrfikësit janë lajmëruar për rastin dhe kanë filluar kërkimin, raporton Telegrafi.

Deri më tani nuk janë dhënë informacione zyrtare rreth rastit.

Të ngjashme