Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 631 raste të reja me coronavirus në Shqipëri, kurse katër qytetarë kanë humbur jetën.
Qytetarët që kanë rezultuar pozitivë janë nga këto bashki: 293 në Tiranë, 39 në Durrës, 33 në Fier, 30 në Sarandë, 27 në Elbasan, 19 në Kamëz, nga 16 qytetarë në Gjirokastër, Lushnje, 14 në Berat, 12 në Korçë, nga 11 qytetarë në Vlorë, Patos, 10 në Bulqizë, 9 në Shkodër, nga 8 qytetarë në Kukës, Krujë, 6 në Këlcyrë, nga 5 qytetarë në Gramsh, Dimal, Mallakastër, Kavajë, Lezhë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Divjakë, Libohovë, nga 3 qytetarë në Pogradec, Rrogozhinë, Vorë, Shijak, Kurbin, nga 2 qytetarë në Dibër, Mat, Devoll, Peqin, nga 1 qytetar në Librazhd, Skrapar, Kolonjë, Memaliaj, Dropull, Delvinë, Has, Pukë, Vau i Dejës.
Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinat antiCovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. /tch/
CoronavirusMinistria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri.