Karateisti Alvin Karaqi e ka mbyllur me fitore garimin në Lojërat Evropiane Minsk 2019.
Garuesi kosovar mposhti medalistin e bronztë të Evropës, malazezin, Nikola Maloviq.
Pavarësisht fitores, humbja në sekondën e fundit nga ukrainasi, Valerii Chobotov, nënkampion bote, ia mohon kalimin në gjysmëfinale, bën të ditur KOK-u përmes një komunikate për media.
Karaqi ishte duke fituar 3:1 ndaj ukrainasit në luftën e dytë, por një Ippon i kundërshtarit në sekondën e fundit bëri që Karaqi të mos fitojë luftën, transmeton Koha.net.
Në luftën e parë, Karaqi pësoi humbje nga kampioni i botës, kroati, Ivan Kvesiq.
Karaqi përfundoi i treti në grupin B. Në kategorinë e tij, deri në 84 kilogramë, morën pjesë tetë garuesit më të mirë të Evropës, të ndarë në dy grupe.