Analisti Fidan Rama konsideron se humbja e Vetëvendosjes në shumicën e komunave të vendit është përgjegjësi e Albin Kurtit.
Në një postim në Facebook, Rama ka kritikuar Kurtin se ka vendosur kandidatë që qeverisën me skandale.
POSTIMI I PLOTË:
Nëse në komuna tjera jo, atëherë në Prizren e Mitrovicë humbja e VV është përgjegjësi e plotë e Albin Kurtit.
Vendimi qe t’i hyj garës me dy kandidat qe qeverisën me skandale përbën një skandal në vete.
Kurti duhet ta kuptoj qe koha kur i fiton i vetëm zgjedhjet ka kaluar, ai qysh nesër duhet të reflektojë në të kundërtën kthehet në origjinë si lëvizje në 13%.