Hungaria do të miratojë anëtarësimin e Suedisë në NATO, thotë Orban

Prishtinë | 26 Shk 2024 | 15:15 | Nga Ekonomia Online

Hungaria “do të miratojë pranimin e Suedisë në NATO”, tha kryeministri i vendit, Viktor Orban në parlamentin hungarez të hënën, siç citohet nga Reuters.

Ai u kërkoi kolegëve të tij ligjvënës që të miratojnë pranimin, duke shtuar se ai “do të forcojë sigurinë e Hungarisë”, transmeton Klankosova.tv.

Hungaria pritet të votojë për ofertën e Suedisë për anëtarësim në NATO më vonë të hënën rreth orës 10:00.

Hungaria është anëtarja e fundit e aleancës ushtarake që miratoi kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n, të cilën e bëri në maj 2022 pasi Rusia nisi pushtimin e saj në Ukrainë.

Të ngjashme