Huskaj tregon amanetin që la pak para vdekjes komandant ‘Abeja’

Prishtinë | 10 Gus 2023 | 19:17 | Nga Ekonomia Online

Bashkëluftëtari i Bekim Berishës, i njohur si Komandant Abeja, Astrit Huskaj, e vlerëson të ndjerin si një strateg të madh, luftëtar shumë të dashur dhe një trim të jashtëzakonshëm.

Huskaj tregoi se kur komandanti ishte plagosur rëndë në betejë me tanket e forcave serbe.

“Faktikisht ai fillimisht ka qenë i plagosur. Ma kanë sjellë se unë kam qenë në spitalin ushtarak në Junik, e kam kryer rolin doktorit ushtarak pasi që i gjithë stafi mjekësor në spitalin ushtarak në Junik ishin larguar. Abenë e kanë sjellë të plagosur, por ishte në minutat e fundit sepse s’ka jetuar as 15-20 minuta maksimumi pas ardhjes në spital, së bashku me Eltonin dhe Përmetin, të tretë kanë ardhur të plagosur”. “I pari ka vdekur Abeja, më pas ka Përmeti e Eltoni, dhe i fundit ka vdekur Bediru, edhe pse ishte i pari i plagosuri aty”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Huskaj kujton edhe fjalët e fundit që i la komandanti para ndarjes nga jeta.

“Abeja vetëm një amanet e thoshte: ‘Ju lutem mos e lëshoni frontin, Hallall i qoftë Kosovës gjaku im’, këto kanë qenë disa nga artikulimet e tij në minutat e fundit”, tha Huskaj.

Të ngjashme