Punëtorët teknik në shkollën “Naim Frashëri” kanë hyrë në grevë. Ata po thonë se janë të pakënaqur me pagën e tyre dhe po kërkojnë rritje për 4%, raporton Ekonomia Online.
Punëtorët teknik të kësaj shkolle kanë thënë se nuk do ta ndalin grevën deri sa të përmbushen kërkesat e tyre.
Qerim Berisha, punëtor teknik në shkollën “Naim Frashëri”, ka thënë se nëse nuk përmbushet kërkesa e tyre për rritje prej 4%, greva do të vazhdojë.
“Ne po kërkojmë 4 përqindëshin dhe nëse nuk realizohet do të vazhdojmë me grevën”
Në grevë nga sot kanë hyrë edhe punëtorët teknik në shtëpinë e shëndetit në Prishtinë.