Të hënën ka ndodhur një vjedhje e rëndë në Zonën Industriale në Prishtinë, njofton Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, ankuesi mashkull kishte raportuar në Polici se gjatë natës persona të panjohur kishin hyrë me forcë në lokalin e tij, ku edhe kishin vjedhur një sasi të madhe të pajisjeve teknologjike.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet tutje.