Analistët Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku sonte po darkojnë me banorët e Big Brother VIP në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Banorët kanë gatuar për ta dhe darka po ecën shkëlqyeshëm.
Një moment pikant ishte kur Arbri nisi t’u tregonte banorëve një ngjarje nga jashtë, që ata nuk e dinë. “Ore, po t’ju them unë juve se Sali Berisha po përpiqet t’i marrë partinë Lul Bashës?” – tha ai.
Kujtojmë se Big Brother Albania VIP tashmë ka hyrë në fazën e fundit të këtij edicioni. Finalja e madhe është me 18 shkurt, ku do të shpallet fituesi i trofeut që vlen 115 mijë euro.