Hyri në sisteme kompjuterike, dënohet me një vit burgim dhe dymijë euro

Prishtinë | 25 Gus 2022 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.G për shkak të veprës penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”.

I akuzuari S.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej një viti, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 01.10.2021 e tutje si dhe dënim me gjobë në shumë prej dy mijë euro, njofton Klankosova.tv.

“Me aktvendim të veçantë, PS.nr.32/22, i datës 20.08.2022, të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në fillimin e ekzekutimit të dënimit – sanksionit penal, pasi aktgjykimi është bërë i plotfuqishëm menjëherë meqë palët kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës” thuhet në njoftim.

Të ngjashme