Ish-diplomati Ylber Hysa ka thënë se drafti i Asociacionit për komunat me shumicë serbe është shumë kompleks dhe problematik, duke theksuar se nuk është një produkt i negocimit inteligjent.
Hysa konsideron se ky draft ka shumë elemente të kombinuara për të cilat koha do të tregojë se a janë të cenueshme apo jo për frymën e Kushtetutës së Kosovës.
Në emisionin “FIVE”, Hysa ka theksuar se këto elemente përbëjnë një risi të koklavitur që mund të ketë sfida e rreziqe për Kosovën.
“Ka shumë elemente të kombinuara në këtë draft për të cilat koha do të tregojë se a janë të cenueshme për frymën e Kushtetutës, ka elemente të cilat nuk janë të njohura që përbëjnë një risi jo shumë të lehtë e të koklavitur, me rreziqe që mund të ketë sfida për Kosovën. Koha do ta tregojë se sa kompleks është ky draft, për mua është gogja problematik, nuk është produkt i negocimit inteligjent”, ka thënë Hysa.
Kanë dallim kompetencat që i shfrytëzon një komunitet entik dhe një shoqatë e pllumave”
Ai ka thënë se ky draft është bërë në një gjuhë që nuk lë shumë hapësirë për kontekstim.
“Është e bërë në një mënyrë që nuk lë hapësirë të kontekstimit në gjyqin kushtetues, si praktikë mund të jetë problematike, ka dallim të madh kompetencat që i shfrytëzon një komunitet etnik, dhe një shoqatë e pllumave”, ka vijuar ai.
“Kosova mund të kushtëzohet me ‘Javelin’ për Asociacionin”
Tutje, ai ka thënë se ndoshta Kosova mund të kushtëzohet për Asociacionin për armatimin “Javelin”.
“Nëse Kosova zhagitet në proces, a mund të jetë kushtëzim me Javelin, cka nëse dikujt i kujtohet sjellja e Javelinëve si kushtëzim me Asociacionin?”, ka theksuar ai.
Sipas Hysës, ky armatim është një presion dhe sfidë për Serbinë, pasi është privilegj për Kosovën.