Hysen Sogojeva, kryetar i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit ka thënë se ka rritje të numrit të turistëve këtë vit krahasuar me vitet tjera.
Sipas tij, ajo tash vërehet kur në Prishtinë është duke u mbajtur festivali ndërkombëtar i muzikës “Sunny Hill”.
“Me statistikat që i pashë unë është që viti 2022 është dukshëm më i mirë se viti 2021 e 2019 kur nuk kishte pandemi COVID-19 fare. Dita ditës Prishtina po bëhet destinacion për turistët. Miliona pritet të derdhen në Kosovë nga numri i turistëve që presim këtë verë”, është shprehur ai në emisionin e ekonomisë, Portofol në KlanKosova FM.
Ndonëse thotë se ka rritje të vizitorëve të huaj, Sogojeva ka theksuar se tensionet si ai që ngjau ditë më parë në veri të vendit, ndikojnë negativisht.
“Çështjet dhe tensionet politike mund ta zbehin entuziazmin e turistëve për ta vizituar Kosovën. Çdo problem që sillet në pjesën veriore normal që ndikon në zvogëlimin e turistëve. Turisti do që të shkojë të pushojë, të sheh, të kënaqet jo të merret me gjëra që e frikësojnë”.
Sogojeva ka folur edhe për çmimet e larta që ka Kosova por edhe vështirësitë për akomodimin e tyre.