Bordi i Përkohshëm Mbikëqyrës i Drejtorëve në ”Trepça” ka emëruar Hysen Vrajollin, ushtrues detyre i kryeshefit të kësaj ndërmarrjeje.
Ky vendim erdhi vetëm një ditë pasi bordi shkarkoi kryeshefin Basri Ibrahimi.
Hysen Vrajolli u shpreh se detyra e re i është dhënë për një afat të caktuar derisa të hapet konkursi për pozitën e kryeshefit, raporton Klan Kosova.
Ai e vlerësoi lart përzgjedhjen të cilën bordi e bëri për angazhimin e tij në këtë pozitë.
Hysen Vrajolli ka përvojë 36-vjeçare në miniera dhe tha se e njeh mirë këtë fushë.