Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni, gjatë ditës së sotme vizitoi biznesin “Lirimi”, me pronar Bekim Malokun, dhe shprehu vlerësimin për punën e jashtëzakonshme që bëhet atje.
Hyseni theksoi rëndësinë e forcimit të sektorit privat për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë së Kosovës. “Sa më të fuqishme të jenë bizneset, aq më e fuqishme do të jetë ekonomia e vendit tonë. Prandaj, bizneset do të jenë partnerë në fuqizimin e ekonomisë së vendit tonë”, deklaroi ai.
Ai shtoi se një nga synimet kryesore të LDK-së është krijimi i kushteve të favorshme për zhvillimin e biznesve, të cilat do të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e vendit dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.
Kjo vizitë vjen në një kohë kur fuqizimi i sektorit privat është ndër prioritetet kryesore për rritjen e ekonomikës dhe krijimin e mundësive të reja për punësim dhe zhvillim të qëndrueshëm.