Hyseni e Shchwartz diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Prishtinë | 10 Jan 2017 | 13:00 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim Gjenerallejtënant, Mark Shchwartz,  shef i komandës  amerikane për operacione speciale në Evropë.

Gjatë një bisede përmbajtjesorë, ministri Hyseni dhe Gjenerali Shchwartz trajtuan aspekte të ndryshme të gjendjes së sigurisë në Kosovë.

Gjenerali Shchwartz vlerësoi të arriturat e MPB-së dhe Policisë së Kosovës në fushën e rendit dhe ligjit. Ndërsa ministri Hyseni falënderoi SHBA-të për përkrahjen që i jep Kosovës në këtë fushë.

Në mënyrë të veçantë u diskutua programe të ndryshe të trajnimit të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme