Hyseni flet me Grenellin, thotë se emisari amerikan mbetet fuqishëm i angazhuar në dialog

Prishtinë | 04 Gus 2020 | 20:02 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori Shtetëror për Dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, tregoi në Facebook për një bisedë telefonike që ka zhvilluar në Të Dërguarin Special për Dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Hyseni po qëndron në Uashington për takime të nivelit të lartë, por nuk ka arritur të caktojë takim me Grenellin. Megjithatë ai tregoi disa detaje të një telefonate me Grenellin.

“Sot në pamundësi të takimit në Washington (Ambasadori Grenell ishte në Kaliforni) pata një bisedë të gjatë telefonike me Ambasadorin Richard Grenell i Dërguar i Posaçem i Presidentit Trump”, thotë ai.

“Bisedën e përqëndruam në aspekte të veçanta të zhvilimeve në Kosovë dhe rajon. Amasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investive mbeten ne fokus të agjendës dhe pëkushtimit të Ambasadorit Grenell.”, shtoi ai.

https://www.facebook.com/skender.e.hyseni/posts/1189240164767811

Të ngjashme