Deputeti i Vetëvendosjes, Driton Hyseni, ka përshëndetur sot miratimin e një projekti strategjik për Podujevën gjatë seancës në Kuvendin e Kosovë.
Sot u miratua një kredi prej 25 milionë eurosh për ndërtimin e impiantit të ujërave të zeza në këtë qytet, ndërsa projektit i shtohen edhe 9 milionë euro grant nga Korniza Investive e Ballkanit Perëndimor dhe fonde të tjera. Me këtë investim, vlera totale e projektit arrin në 34 milionë euro.
Deputeti Hyseni theksoi se ky projekt është i rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit, përmirësimin e shëndetit publik dhe rritjen e cilësisë së jetës për qytetarët. Ai njoftoi se përfundimi i impiantit pritet të realizohet deri në fund të vitit 2030.
“Uroj KRU ‘Prishtina’ dhe Komunën e Podujevës për mbarëvajtje në realizimin e këtij projekti, si dhe qytetarët për këtë zhvillim të rëndësishëm,” tha Hyseni.