Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni tha se parandalimi i ekstremizmit është i rëndësishëm si për vendin tonë, ashtu edhe për rajonin. Ai gjithashtu tha se Kosova duhet ta ruaj karakterin sekular të shoqërisë.
“Duhet të bëjmë gjithçka që të ruhet karakteri sekular i shoqërisë sonë, ta ruajmë dhe ta kultivojmë atë sepse kështu do të formohet një shtet demokratik i cili do t’i bashkëngjitej klubit të vendeve përparimtare me shoqëri demokratike”, tha Hyseni, transmeton Lajmi.net
Këtë deklaratë, Hyseni e ka dhënë me rastin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për parandalimin e radikalizmit. Ky Memorandum u nënshkrua në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Komunës së Gjilanit, Ambasadës Italiane dhe Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.