Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, duke u uruar qytetarëve Vitin e Ri 2017, ka reaguar ndaj deputetëve të opozitës dhe një pjse të tyre të pozitës, duke thënë se refuzimi i ratifikimit të demarkacionit, i ka lënë qytetarët pa lëvizje në Zonën Schengen.
Mosratifikimi i kësaj marrëveshje, sipas Hysenit, do të regjistrohet si dështimi më i madh i vitit 2016.
Postimi i plotë i Skënder Hysenit:
Miq e Qytetarë të nderuar,
Në këtë festë tradicionale të ndërrimit të moteve, dëshiroj që të gjithë juve t’u percjell urimet e mia më të ngrohta! Ndërsa po hyjmë në Vitin e Ri 2017, konsideroj se duhet bërë një reflektim të thellë për të gjitha detyrimet që përmbushëm dhe ato që duhej të përmbushim por që nuk ia dolëm. Të arriturat gjatë vitit që po lëmë pas janë mbresëlënëse, por duhet theksuar po ashtu se dështimi për të siguruar lëvizje pa viza në Zonën Schengen për qytetarët e Kosovës është për keqardhje. Politizimi dhe refuzimi i ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Republikës do të regjistrohet si dështimi më i madh i vitit që po lëmë pas. Prandaj, lidhur me këtë, nuk ka si të mos thuhet se shkalla e alrmante e papërgjegjësisë dhe indiferencës karshi interesave të qytetarëve të Kosovës te deputetët e opozitës, e sidomos te një numër i deputetëve të pozitës është e pajustifikueshme dhe politikisht e pafalshme.
Sidoqoftë duhet të mbesim të përkushtuar për të quar proceset përpara dhe për të ndërtuar edhe me tej, ashtu siq e meritojmë, një Kosovë të fortë, demokratike dhe të drejtë.
Viti 2017 do të jet viti i përgjegjësive edhe më të mëdha dhe i obligimeve qytetare e nacionale për të siguruar paqe, qetësi e siguri të plotë për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Na presin shumë punë por edhe përkushtimi për të vazhduar tutje me ndërtimin, zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit mbetet i palëkundur. Do jet një vit që do të kërkojë një përkushtim të veçantë e të fuqishëm për të quar tutje shtetin tonë të ri, Republikën e Kosovës, si një shtet që udhëhiqet nga vlerat, një mjedis ku qytetari do ta ndiejë veten të lirë dhe të barabartë, ku demokracia ligji dhe rendi do të kenë peshën dhe rëndësinë që kërkon koha dhe e ardhmja!
Miq e qytetarë, Urime dhe Gëzuar!
Zoti ju bekoftë Juve dhe Familjet Tuaja!
Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!
S.H.