Zgjim Hyseni i PSD’së ka komentuar veprimet e qeverisë së Albin Kurtit në lidhje me reciprocitetin me Serbinë. Ai kujtoi premtimin parazgjedhor të Kurtit se ‘vendosja e reciprocitetit me Serbinë ishte çështje javësh”. Por sot, nga ekzekutivi u tha diçka tjetër.
“Është deklaruar fjalë për fjalshëm që do të jetë çështje javësh dhe kurrsesi muajsh (vendosja e reciprocitetit me Serbinë). Nuk e di qysh mundet me qenë më e qartë heqja dorë prej reciprocitetit”, tha Hyseni.
“Për bindjen time nuk është thjesht se kaloi një kohë dhe ne tash e kemi rastin t’i themi. Çështja shkon përtej kësaj. Tashmë procesi i marrëdhënieve me Serbinë e ka marrë një kah. Jemi duke shkuar drejt një dialogu i cili ka me përmbajt kompromise edhe i cili në fund s’ka me zgjidh asnjë punë”, theksoi ai në RTK.
“Krejt kohën na kujtohet ajo bashkëqeverisja e shkurtë LDK-VV edhe krejt ajo propagandë që është bërë në atë kohë sot është koha me i riinterpretu. Në atë kohë propaganda e VV’së na ka thënë se qeveria po bjen për shkak të reciprocitetit dhe LDK’ja po bjen për shkak të reciprocitetit. LDK’ja po e rrëzon qeverinë për shkak të reciprocitetit. Çka po ndodh sot, LDK’ja nuk është në qeveri”, shtoi ai.
“Taksa dhe reciprociteti kanë qenë mënyra për me sabotuar dialogun. Në këtë kontekst duhet me pa diskutimin për reciprocitetin. Taksa ka qenë fillimisht dhe pastaj heqja e taksave u zëvendësuar me reciprocitet që prapë e bllokon dialogun. Kurti ka premtuar dhe ka e ka marrë rrugën e dialogut”, shtoi ai.
“Me pas qeveria një drejtim të mosfutjes në dialog reciprociteti ish vendos tashmë, arsyetimet se nuk i kemi ende analizat e gatshme nuk pi ujë askund. Reciprocitet s’do të ketë nëse do të ketë dialog dhe dialog do të ketë dhe Kurti gjendet prapë në një pozicion kontradikton me vetveten”, theksoi Hyseni.