Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka thënë se lidhur me vjedhjen e disa kilogramëve të drogës në dhomën e dëshmive në Policinë e Kosovës, ende nuk ka ndonjë person të dyshuar.
Hyseni ka folur po ashtu edhe për vjedhjen e 25 kilogramëve të arit në dhomën e dështime në Pejë.
Sipas tij lidhur me këtë çështje tashmë Prokuroria në Peje ka ngritur një kallëzim penal.
Hyseni ka thënë se Inspektorati Policor i Kosovës, është duke u marrë lidhur me këtë çështje.
Deputetja Njomza Emini, ka theksuar se ratifikimi i marrëveshjes me Malin e Zi si dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë vënë si kushte përfundimtare për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.
“Pa dyshim që lufta kundër korrupsionit është proces dhe si i tillë na është vënë pa drejtësisht, ndërsa ratifikimi marrëveshjes për demarkacion, e cila ekziston si kusht thelbësorë për të cilën liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë”.
“Ky kriter që na është dhënë për ratifikimin e marrëveshjes së Malit të Zi neve na duket e pa drejtë. Përderisa lufta kundër korrupsionit është i vazhdueshëm, sepse realizimi i tij nuk mund të behët sot për nesër ratifikimi është kusht thelbësorë pa të cilën liberalizimi nuk do të ndodhë”, ka thënë ajo.