Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve Alexander Arvizu, takim ky i cili kishte për qëllim bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ministri Hyseni e njoftoi Arvizu për situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe vlerësoi se gjendja e përgjithshme është e mirë.
Në veçanti e njoftoi atë me të arriturat e Kosovës në luftimin e trafikimit me narkotikë dhe përdorimit të paligjshëm të lëndëve narkotike.
Ai po ashtu e njoftoi për përpjekjet që po bëhen në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm dhe pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja.
Ministri Skender Hyseni falënderoi SHBA-të për përkrahjen e vazhdueshme që po ia bëjnë Republikës së Kosovës në avancimin e institucioneve të sigurisë dhe në nismat e shtetit tonë për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.
Ndërsa, Arvizu theksoi se mbështet punën që po bëjnë institucionet e Republikë së Kosovës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe ofroi përkrahjen e SHBA-ve në projekte konkrete në mbështetje të Qeverisë së Kosovës.