Delegacionet e Belgjikës dhe të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s pas takimit kanë mbajtur një konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Driton Hyseni, kryesues i delegacionit të Kosovës, tha se kanë marrë mbështetje nga deputetët beg se Belgjika do të jetë krah aspiratave të popullit të Kosovës për integrim në BE e NATO.
Ai ka sqaruar se deputetët i kanë njoftuar për zhvillimet, punën e institucioneve të Kosovës si dhe situatën pulitke në Kosovë.
“Kishim një takim shumë përmbajtjesore, njoftuam delegacionin me zhvillimet në Kosovës, më punën e institucioneve të Kosovës, situatën pulitke në Kosovë. Gjithashtu njoftuam delegacionin lidhje me aspirata që në si delegacion kemi në raport me Asamblenë Parlamentare të NATO, me ngritjen e prezencës tonë në kuadër të kësaj asambleje, që në si delegacion të kemi një rol më të avancuar brenda mekanizmave të NATO-së, brenda institucioneve të sigurisë”.
“Shumë të nderuara edhe të kënaqur nga kjo vizitë por edhe nga përkrahja e delegacionit të Belgjikës. Belgjika është pran Kosovës ka përkrahjen e saj dhe këtë përkrahje sot e konfirmuan edhe tre deputetë e parlamentit të Belgjikës se do të jenë në përshaje të aspiratave të popullit të Kosovës për integrim në BE, integrim në NATO dhe mekanizmat tjetër të BE me qëllim që përnjëmend Kosova të mos ndihet e lënë anash”, tha ai.