Kandidati i LDK-së për deputet, Ekrem Hyseni ka thënë se një biznes i zhvilluar, rezulton me një komunë të zhvilluar, si dhe një shtet të zhvilluar, raporton Ekonomia Online.
“I mahnitur me punën, angazhimin dhe përkushtimin e afaristit Safet Imeri nga Balloci, i cili në biznesin e tij individual ka arritur të prodhojë mbi 80 artikuj të ndryshëm nga plastika. Njeri punëtor, i ndershëm por edhe i vendosur, Safeti ia ka dalë që ta krijojë këtë biznes individual, i cili është shembull jo vetëm për komunën tonë por edhe më gjerë”, ka shkruar ai për vizitën që ka pasur te bizneset e kësaj komune.
Njerëzit si Safeti, ai tha se duhet dhe do t’i përkrahim, në mënyrë që idetë e tyre, puna dhe përkushtimi i tyre t’i motivojë edhe shumë të tjerë të nisin biznese individuale.
“Por, për të ndodh kjo duhet Ndryshimi, duhet mobilizim e përkushtim që LDK-ja të jetë partia e parë që të krijojmë edhe mundësi ndryshimi, edhe zhvillimi”, tha ai.