Hyseni: VV deri tani ka lundruar në ambient imagjinar, tash do të përballet me jetën reale

Prishtinë | 28 Pri 2021 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-koordinatori për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni ka folur rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe prioriteteve të Qeverisë Kurti.

Hyseni në Pressing të T7 ka thënë se deshi apo nuk deshi Qeveria, dialogu do të jetë prioritet.

Tutje ai shtoi se Lëvizja Vetëvendosje tani do të përballet me realitetin, pasi sipas tij, kjo parti deri më tani ka lundruar në një ambient imagjinar.

“Nuk shfaqa preference, sepse nëse doni preferenca unë ju siguroj që personalisht nuk përfshihem. Unë po përpiqem të këmbëngul në parime me interes të Kosovës, se mund të jetë interes afatshkurtë i ndonjë partie, siç ka qenë interes afatshkurtë i Vetëvendosjes”, ka thënë Hyseni.

Reklamë
“Tash Vetëvendosje do të përballet me jetën reale, deri tash ka lundru në një ambient imagjinar, tash do të përballet me jetën reale. Të siguroj që deshi apo nuk deshi qeveria, dialogu do të jetë prioritet”, shtoi ai.

Të ngjashme