Hyseni: Thaçi mund të lirohet me veprime institucionale, e jo me folklorizma

Prishtinë | 03 Tet 2016 | 21:03 | Nga

Institucionet e Kosovës pritet që së shpejti t`i dërgojnë një shkresë zyrtare Qeverisë së Serbisë përmes së cilës do të kërkojnë lirimin e menjëhershëm nga paraburgimi të Nehat Thaqit.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni, i cili tha se janë duke u bashkërenduar me Ministrinë e Jashtme dhe me atë të Drejtësisë për veprimet e mëtejme e, të cilat, sipas tij, duhet të jenë të matura!

Hyseni tha se vendimi për paraburgimin prej 30 ditësh të drejtorit rajonal të Policisë në Mitrovicë është marrë me rekomandim politik.

“Lirimi i oficerit policor mund të bëhet përmes veprimeve institucionale e jo përmes folklorizmave të tepruar”, ka thënë ai.

Njohësit e rrethanave të sigurisë nga ana tjetër thonë së Kosova duhet të punojë që të ndërpritet kjo praktikë e njohur e shtetit të Serbisë.

Thaçi është arrestuar të mërkurën e javës së kaluar në vendkalimin kufitar Kosovë-Serbi në Konçul, gjatë lëshimit të vërtetimit për hyrje në territorin e Serbisë.

Të premten autoritetet serbe i caktuan masën e paraburgimit prej 30 ditësh dhe tani ai gjendet në Qendrën e paraburgimit në Nish. /RTK/

Të ngjashme