I akuzoi mjekët për vdekjen e gjyshes me Coronavirus, Spitali i Vushtrrisë i reagon qytetarit

Prishtinë | 26 Gus 2020 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Spitali i Vushtrrisë “Sheikh Zayed” ka reaguar ndaj një shkrimi të një qytetari për trajtimin sipas tij, joadekuat të familjares së tij, tani më të ndjerë M.D., 1944 nga Skenderaj.

“Përshëndetje miq, dua ta ndaj një lajm me ju, dje në orët e vona gjyshja ime e sëmurë me virusin COVID-19 ndërroi jetë nga moskujdesi i doktorëve. Gjyshe i lehtë qoftë dheu për ty”, thuhet në postimin e qytetarit.

Përmes një postimi në Facebook, në reagimin e spitalit thuhet se pacientja në fjalë, është pranuar në Spitalin ‘’Sheikh Zayed’’ me datën 15.08.2020, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Po ashtu spitali ka dhënë sqarimin e tyre rreth këtij shkrimi.

Reagimi i plotë:

Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri, lëshon këtë sqarim publik me rastin e një shkrimi personal që nuk reflekton të vërtetën për rastin në fjalë.

Në pajtim me të dhënat e mbledhura nga koordinatori mjekësor dhe mjekët e rastit në fjalë në Spitalin e Vushtrrisë, po ju njoftojmë si në vijim përkitazi me ankesën, e paraqitur nga E. D. ndaj Spitalit për trajtim jo adekuat të familjares së tij, tani më të ndjerë M. D., 1944, nga Skenderaji.

Pacientja në fjalë, është pranuar në Spitalin ‘’Sheikh Zayed’’ me datën 15.08.2020, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Me saturim shumë të ulët, 69, si dhe me sëmundje të tjera shoqëruese, si diabet i tipit 2 dhe Hipertension. E njëjta është diagnostifikuar po ashtu edhe pozitiv me COVID-19.

Për shkak, që nuk ka pasur vend në mjekimin intensiv, e ndjera është pranuar në repartin e Internos. Po në natën e pranimit, pas orës 01.00, e ndjera është intubuar në po të njëjtin repart edhe krahas mbikëqyrjes mjekësore nga specialistët e repartit, mbikëqyrja e vazhdueshme është realizuar nga anesteziologu.

Duke pas parasysh së gjendja e saj ka qenë shumë e rëndë, është provuar të transferohet në QKUK, por për shkak të mbingarkesës edhe në QKUK, nuk është lejuar transferimi.

Me datën 17.08.2020, po sa është liruar një vend në mjekimin intensiv është transferur në mjekimin intensiv të Spitalit tonë.

E ndjera është trajtuar me terapi, njëjtë sikur se të gjithë pacientët e tjerë me gjendje sikur se kjo, në pajtim me protokollin e MSh-së. Për çka është evidentuar në historinë e saj e gjithë terapia që është aplikuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme