I akuzuari për grabitje dënohet me 5 vjet burgim dhe 1000 euro gjobë

Prishtinë | 02 Qer 2022 | 13:13 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit G. A.Sipas një komunikate të gjykatës, i akuzuari me datë 14.01.2022, në ora 20:41 minuta, në rrugën “Avdulla Presheva”, respektivisht në Marketin “Bum”, i kamufluar me një kapelë dhe maskë, hynë në market dhe ndalet tek arka dhe me një armë të ftohtë – thikë, e kanos arkëtaren dhe nga arka arrin të grabisë një sasi të hollave, në vlerë të përgjithshme 150 euro dhe ik në drejtim të panjohur.

“Po ashtu, me datë 20.01.2022, në ora 19:24, në rrugën “Hamdi Kurteshi”, respektivisht në Marketin “Molla Express”, në Gjilan, i pandehuri i kamufluar me një kapelë, maskë, dorëza në duar hynë në market dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë – thikë ndaj arkëtares ka arritur të grabis nga arka shumën prej 600 euro dhe të largohet në drejtim të panjohur. Me këto veprime, i akuzuari ka kryer dy vepra penale të grabitjes, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, pas shtjellimit të gjitha provave dhe dëgjimit të dëshmitarëve, të akuzuarit i ka shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 5 vite dhe dënim me gjobë në shumën prej 1000 euro. Gjykata ka nxjerrë vendim duke i vazhduar masën e paraburgimit të akuzuarit deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit”, thuhet në komunikatë.Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese kundër këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit

Të ngjashme