I akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Nuhi Mavrovqani, sot pritet të marr vesh epilogun e dytë gjyqësor ndaj tij nga Gjykata e Gjilanit.
Vendimi ndaj Mavrovqanit, pritet të shpallet sot nga Gjykata e Gjilanit, me fillimi nga ora 13:00.
Kujtojmë se më 4 dhjetor të vitit të kaluar, Mavrovqani, për vrasjen e gruas së tij, ishte dënuar me burgim të përjetshëm, kurse Gjykata e Apelit e kishte prishur atë vendim duke e kthyer rastin në rigjykim.
I akuzuari, në gjitha seancat gjyqësore e kishte pranuar fajësinë për vrasjen e gruas së tij, por thoshte se vrasjen nuk e kishte kryer me qëllim.
Sipas dosjes së Prokurorisë, i akuzuari i kishte shkaktuar bashkëshortes së tij plagë të hapura vdekjeprurëse dhe thyerje në anën e majtë të kokë.
Tutje sipas Prokurorisë, Nuhi Mavrovqani veprën penale e kishte kryer duke e goditur bashkëshorten e tij me shufër metalike fillimisht në anën e majtë të kokës, duke e rrëzuar në tokë, ndërsa kishte vazhduar duke e goditur në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit, po ashtu me shufër metalike.
KALLXO.com ka raportuar që nga fillimi i gjykimit të Nuhi Mavrovqanit: