Fitore Pacolli e Lëvizjes Vetëvendosje mund të mos bëhet deputete në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi që ajo arriti që të marr shumë pak vota në kryeqytet, aty ky partia në të cilën bën pjesë ajo fitoi bindshëm.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Pacolli arriti që të marr vetëm 2 mijë e 072 vota në Prishtinë.
E në zgjedhjet e 2019’s ajo në kryeqendrën e Kosovës morri 3 mijë e 649 vota.
Këto të dhëna dolën nga numërimi i votave në 228 vendvotime në Prishtinë dhe formularëve të publikuar nga KQZ-ja.
Në listën zgjedhore të VV’së, Pacolli kësaj here ka mbajtur numrin 19.
Ajo ishte deputetet në legjislaturën e kaluar.