Sot Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së e ka edhe një anëtar të ri.
Bëhet fjalë për të birin e ish deputetit të ndjerë të LDK-së, Agim Kikajt, Altin Kikaj, transmeton Klan Kosova.
“Një mandat i ri për Kryetarin Isa Mustafa! Të gjithë ata që ia deshtën të keqën Lidhjes sot u dëshpëruan dhe nuk u buzëqeshi fytyra”, ka shkruar Altin Kikaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Një falënderim i madh për Kryetarin Agim Veliu dhe të gjithë delegatëve të cilët më dhanë besimin që të jem pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Shihemi në sfidat e radhës, përherë mirënjohës”.